Konsulli i Nderit: Shqiptarët, mes luftës dhe largimit, numri i ukrainasve të strehuar në rritje

schedule12:44 - 14 Mars, 2022

schedule 12:44 - 14 Mars, 2022

Shqipëria është një nga destinacionet e qytetarëve shqiptarë dhe atyre ukrainas që po largohen nga lufta. I ftuar në “ABC Live” Konsulli i Nderit të Ukrainës në Shqipëri Bledar Bajraktari ka deklaruar se shumica e të larguarve kanë ardhur në vendin tonë ndonëse për momentin nuk ka një shifër të saktë.

Në këto ditë të vështira që ndodhet populli i Ukrainës shumica e personave kanë ikur në Poloni kanë ardhur në Shqipëri. Shumica kanë ardhur në mënyrë individuale. Ka shumë që kanë ardhur dhe kanë pasur apartamente të blera.  Familjarët e tyre që ndodheshin në territorin ukrainas kanë mbërritur. Ky numër është në rritje. Edhe shteti shqiptar ka vënë në dispozicion ca mundësi për strehim por edhe vetë bizneset. Për momentin kërkojnë suport për strehim. Duan të vijnë e të qëndrojnë sa të kalojë kjo periudhë në Ukrainë”, tha ai.

Për komunitetin shqiptar që ndodhet në Ukrainë ai tha se një pjesë po qëndrojnë në rajonet ku po jetojnë kurse disa të tjerë i janë drejtuar Shqipërisë.

Shumica e tyre qëndrojnë në rajonet ku ata jetojnë. Një pjesë e vogël ka ikur në drejtim të perëndimit. E di që do ketë dhe prej atyre që do lënë Ukrainën për t’u zhvendosur në Shqipëri”, shtoi konsulli.

Kritik ai u shpreh në lidhje me qëndrimet e NATO-s dhe BE-së ndaj Ukrainës e cila po përballet me luftën e Rusisë duke rrezikuar jetë të pafajshme.

“Politika e Evropës perëndimor dhe BE duhet të bëjë më shumë. Ia kanë borxh anëtarësimin në BE Ukrainës, ky popull që po vetëflijohet të ketë një shpërblim për atë që po bën”.

Sulmin në bazën që përdorej për stërvitje ushtarake e cila ishte në kufi me Poloninë ai e ka quajtur një provokim.

“330 km larg Lvivit është. Sipas pretendimeve të Rusisë aty mblidhej regjioni i huaj që kishte ardhur të luftonte kundër Rusisë. Serbia ka qenë satelit i politikës ruse.  Ballkani ka qenë fuqi baruti. Të dyja luftërat botërore aty e kanë fillimin”.

Presidentin Ukrainas Volodymyr Zelensky ai e quajti një lider që po bën rezistencë. Kievin ai e quajti zemrën e Ukrainës, duke thënë se po ruhet mjaft mirë që të mos merret nga rusët.

Edhe si konsull dhe si shqiptar humbja e viktimave të pafajshme është e pafalshme. Në këtë rast nuk është fajtor Zelensky. Asnjë cep i Ukrainës nuk është i sigurt. Janë larguar 2.7 milionë ukrainas. Ata që kanë pasur mundësi të lëvizin sepse ka dhe të tjerë që duan të largohen por s’i kanë mundësitë.

Një komedian i kthyer në politikan. Po i bën ballë luftës. Po bën rezistencë. S’mund të largohej sepse kishte mbështetjen e popullit. Sepse një lider që ka mbështetjen e popullit është më i sigurt brenda vendit të tij sesa jashtë. Nëse do largohej do ishte fatale.

Kievi është kalaja që s’duhet të dorëzohet. Aty qëndron bërthama e politikës që kërkon Putini. Edhe Kharkovi po bombardohet edhe Kievi. Synimi është Odesa dhe Kievi. Ti marrësh Kievin Ukrainës do të thotë t’ja kesh hequr zemrën, a mund të jetojë një trup pa zemër. Zelensky vuri një ushtarak për të drejtuar mbrojtjen. Janë marrë masa që të mbrohet. Zelensky sot është një ukrainas i madh”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!