Mashtrim kolosal? Prokurori publik i Romës hap një hetim për rritjen e çmimeve

schedule12:55 - 14 Mars, 2022

schedule 12:55 - 14 Mars, 2022

Në vazhdën e rritjes së çmimit të gazit, energjisë elektrike dhe karburantit, Prokuroria Publike e Romës ka hapur një dosje hetimore. Kjo është një procedurë aktualisht ndaj personave që mund të kë abuzuar me çmimet, megjithëse nuk ka të dyshuar.

“Hetimi ka për qëllim verifikimin e arsyeve të kësaj rritjeje dhe identifikimin e personave përgjegjës”, sqaron Prokurori. Hetimet iu besuan njësisë së policisë ekonomiko-financiare të Guardia di Finanza të Romës.

Ditët e fundit ministrja e Tranzicionit Ekologjik, Roberto Çingolani për rritjen e çmimeve kishte folur për një “mashtrim kolosal”./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!