Pritjet e tij çmendin gazetën italiane: Berisha në versionin “Spiderman”

schedule18:45 - 14 Mars, 2022

schedule 18:45 - 14 Mars, 2022

Etrit Berisha ishte fantastik në duelin e Torinos kundër Interit. Portieri i kombëtares shqiptare ishte vendimtar me pritjet e tij dhe Gazzetta dello Sport e ka vlerësuar me notën më të lartë, 7.5, së bashku me Bremer dhe Mandragora.

“Berisha është në versionin Spiderman: fluturoi për të ndalur Dzeko, super refleks te rasti i Lautaro Martinez, përsërit të njëjtën gjë ndaj Ranocchia dhe i mbyll ‘derën’ Dimarcos. Protagonist”, shkruan gazeta italiane në vlerësimin e bërë.

Berisha, për shkak të një dëmtimi të portierit tjetër Milinkovic-Savic, ka luajtur titullar në dy ndeshjet e fundit. Javën e kaluar kundër Bologna nuk pësoi gol dhe pati gjithashtu një vlerësim të lartë. / abcnews.al