Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të opozitës ndaj qeverisë për ritjen e çmimeve. Sipas Ramës ato që flasin për vjedhje ose janë hajdutë ose do të ishin në do qëndronin në vendin e tij.
“I kemi parë si i zgjidhin problemet këta kur janë në pushtet, flasin në emër të popullit dhe janë po këta që i thonë popullit dele, popullit t’i marrin të keqen, se populli të jep ujë në bisht të lugës. Dhe prandaj këta s’kanë për ta kuptuar kurrë se kur populli flet këta dalin gjithmonë pakicë. S’kanë për ta marrë vesh kurrë.
Po të ishte për këta dhe për hallet e këtyre që dalin atje jo kaq vite po një orë nga jeta ime se falja për të bërë këtë punë. Këta s’e dinë fare se ça është të bësh këtë punë të jetosh me ndjenjën e detyrimit ndaj atyre që kanë thënë ti je njeriu që të duam të parë të na udhëheqësh. Ky është nderi më i madh që mund t’i bëhet një njeriu. Këta flasin për lekë dhe vjedhje sepse janë të atillë prandaj flasin për lekë dhe vjedhje. Ose janë hajdutë ose do ishin hajdutë po të ishin në vendin tim. Se s’mund t’i thuash tjetrit hajdut kur s’ke asnjë fakt dhe kur s’e di. Nëse një herë kanë vënë një kryq atje Edi Rama është ndjenjë borxhi dhe detyrimi”, tha Rama.
Rama tha se bizneset e vogla do të mbrohen nga taksa dhe çmimi i energjisë.
“Për momentin rezerva e naftës në vend është rezervë e një nafte të rëndë që po përpunohet kushton shumë herë më tepër sesa të merret jashtë. Paketa është e tillë që njerëzit të marrin pak frymë. Lexoja sot komente hë mo ça bëtë ju hoqën taksën e pagës deri në 400 mijë lekë se ajo s’ishte gjë. Tani ajo o ishte gjë o s’ishte gjë. Se nga njëra anë thonë na morën frymën nga ana tjetër thonë nuk ishte gjë. Janë shëmbëlltyra më e shpifur e hipokrizisë, tjetër thonë tjetër bëjnë dhe tjetër janë. Zerimi i taksës është shumë i rëndësishëm. Ka 30% që çdo muaj ia paguanin shtetit. Aleatët tanë janë këta të biznesit të vogël. Ne me këta e kemi aleancën kryesore dhe këtyre nuk ua prekim taksën do tu mbrojmë faturën e energjisë”.
/abcnews.al