Dhjetra fëmijë janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus pothuajse tre javë më parë. Mësohet se 90 kanë vdekur në total, sipas zyrtarëve ukrainas.
Më herët, administratorët lokalë në qytetin port jugor të Mariupolit konfirmuan se numri i të vdekurve që nga 24 shkurti tani ka tejkaluar 2,500.
Ndërkohë, Kombet e Bashkuara thonë se kanë konfirmuar 1663 të vdekur civilë. Ka të ngjarë që ky numër të jetë dukshëm më i lartë. /abcnews.al/