Një 17 vjeçare ka humbur jetën pasditene sotme në Borsh. Policia njofton se automjeti që drejtohej nga një 19 vjeçar ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në kanal për pasojë ka humbur jetën adoleshentja me iniciale A.D., pasagjere ne mjet. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Sarandë për veprimet e mëtejshme proceduarale. Ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit.
Njoftimi i Policisë
Rreth orës 17:20, në vendin e quajtur mbi Shkallë, shtetasi R.Dh., 19 vjeç, duke drejtuar automjetin tip ”Audi”, ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në kanal, ku për pasojë ka humbur jetën shtetësja pasagjere A.D., 17 vjeçe, banuese në Borsh. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Sarandë për veprimet e mëtejshme proceduarale. Ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit. /abcnews.al