Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

EMRI/ Ky është 24-vjeçari që humbi jetën nga aksidenti në Kamëz

schedule18:10 - 13 Mars, 2022

schedule 18:10 - 13 Mars, 2022

Një aksident i rëndë ka ndodhur orët e para të mëngjesit të ditës së diel në Kamëz, ku ka humbur jetën një 24 vjeçar i  identifikuar si Demush Pemaj.

Policia në njoftimin e saj thekson se 24-vjeçari ka ndërruar jetë pasi mjeti i drejtuar prej tij ka dalë nga rruga.

Në makinë me 24-vjeçarin ka qenë edhe një 61-vjeçar i cili ndodhet në spital.

Njoftimi i policisë:

Më datë 13.03.2022, rreth orëve të para të mëngjesit, në Kamzë, shtetasi D. P., 24 vjeç, duke drejtuar mjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, shtetasi D. P., dhe është dëmtuar pasagjeri, shtetasi F. P., 61 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. Ende nuk dihet gjendja e pasagjerit dhe se si ka ndodhur aksidenti.

Në foto është 24-vjeçari i cili ndërroi jetë nga aksidenti në Kamëz. /Abcnews.al/

Lexo edhe: Makina del nga rruga në Kamëz, vdes shoferi 24 vjeçar, pasagjeri në spital

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!