Skuadra e Chelsea nuk dorëzohet pavarësisht problemeve që ka kohët e fundit që i përkasin jashtë fushës së gjelbërt. Blutë e Londrës arritën të merrnin një fitore shumë të rëndësishme për zonën Champions League, teksa mposhtët me shifrat 1-0 skudrën e sheikëve të Newscastle.
West Ham po ashtu mori 3 pikët, pasi mposhti me shifrat 2-1 skuadrën e Aston Villa. Skuadra e Gerrard nuk mundi të shmangte humbjen.
Fitore mori edhe Watford që mposhti me shifrat 2-1 skuadrën e Southampton. Një 3 pikësh me shumë vlerë kjo për mbijetesën. Armando Broja kishte një ditë jo në Premier League, ndërsa u aktivizua në pjesën e dytë, por vetëm pak minuta kishte rezervuar fati për të, pasi një dëmtim i frikshëm në fytyrë e detyroi të linte fushën e lojës i gjakosur. Momente këto që shkaktuan panik.
Everton vijon me rezultatet negative dhe sot është mposhtur 0-1 nga Wolves, që fillimin e pjesës së dytë realizoi golin trepikësh me Coady.
Leeds United është rikthyer te fitorja, pas gjashtë humbjeve radhazi, pasi përballë kishin Norwich të vendit të fundit. Rodrigo shënoi në pjesën e parë, ndërkohë që “Kanarinat” befasuan në shtesë me McLean dhe barazuan. Në minutën e 94-t Gelhardt bëri heroin për Leeds, me golin e shënuar. /f.a/abcnews.al