Tendenca e syzeve që do të na shoqërojë gjatë pranverës

schedule17:15 - 13 Mars, 2022

schedule 17:15 - 13 Mars, 2022

Me pranverën vjen dhe koha për rinovim. Nëse po mendoni se çfarë do të vendosni të parën në listë, sugjerojmë ta nisni me më të thjeshtat. Mundohuni të investoni në aksesorë që mund të përmirësojnë çdo pamje në çdo kohë. Ndër zgjedhjet kryesore të pranverës duhet të veçojmë syzet e diellit.

Eksperimentoni me dizajne dhe stile të reja. Në fund të fundit, përveçse janë një pjesë kyçe e pamjes sonë, ato mbrojnë sytë nga rrezatimi ultravjollcë. Pranvera 2022 vjen me silueta retro, që “ringjallin” stilin eklektik të viteve 50 , me detaje metalike dhe vëllime të theksuara.

/abcnews.al