Rusët s’kanë të ndalur, rrëmbejnë një tjetër kryebashkiak në Ukrainë

schedule11:12 - 13 Mars, 2022

schedule 11:12 - 13 Mars, 2022

Forcat ruse kanë rrëmbyer kryebashkiakun e qytetit jugor të Dniprorudne, tha ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba. Yevhen Matveyev është kryebashkiaku i dytë ukrainas që dyshohet se është rrëmbyer nga avancimi i trupave ruse në tre ditët e fundit.

Kuleba tha se “kriminelët rusë të luftës” e kanë rrëmbyer kryetarin e bashkisë të Dniprorudne, Yevhen Matvejevi.

“U bëj thirrje të gjitha shteteve dhe organizatave ndërkombëtare që të ndalojnë terrorin rus kundër Ukrainës dhe demokracisë,” tha Kuleba./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!