Janë publikuar pamjet e sekuestrimit të jahtit luksoz rus “Sy A”. Ky jaht me vlerë rreth 578 milionë dollarë është nga Guardia di Finanza në kuadër të masave të marra ndaj manjatëve rusë të përfshirë në listën e zezë të Bashkimit Europian.
Jahti i përket oligarkut rus Andrey Igorevich Melnichenko dhe është 143 metra i gjatë dhe 25 metra i gjerë. ‘Sy A’ është jahti më i madh me vela në botë.
Jahti në vitin 2018 vizitoi edhe brigjet e Sarandës ku u furnizua me karburant pa akcizë. /abcnews.al/