Asnjë humbje jete dhe 69 të infektuar në 24 orët e fundit

schedule20:39 - 12 Mars, 2022

schedule 20:39 - 12 Mars, 2022

Në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 69 raste pozitive për Covid-19 dhe asnjë humbje jete.

Në raportimin ditor të rasteve, Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se nga 1469 testime të kryera, pozitivë për virusin rezultuan 24 qytetarë në Tiranë, 7 në Sarandë, nga 5 qytetarë në Berat, Durrës, nga 4 qytetarë në Vlorë, Delvinë, nga 2 qytetarë në Elbasan, Patos, nga 1 qytetarë Fushë Arrëz, Kukës, Tropojë, Lezhë, Mirditë, Kurbin, Krujë, Kamëz, Fier, Lushnje, Selenicë, Himarë, Gjirokastër, Memaliaj, Devoll, Poliçan.

Ndërkohë, janë 866 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 42 pacientë, nga të cilët 4 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 177 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 268,270 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (12 Mars 2022)
Raste të reja ditore 69
Të shëruar në 24 orë 177
Të shtruar në spitale 42
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 1469

Testime totale 1,759,696
Raste pozitive 272,621
Raste të shëruara 268,270
Raste Aktive 866
Humbje jete 3,485

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 288
Fier 173
Shkodër 82
Kukës 81
Vlorë 75
Lezhë 49
Elbasan 29
Korçë 24
Durrës 22
Berat 21
Gjirokastër 19
Dibër 3 /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!