Mehmeti: Çaluam në mbrojtje, nuk jam i kënaqur me barazimin

schedule19:47 - 12 Mars, 2022

schedule 19:47 - 12 Mars, 2022

Partizani doli nga përballja me Egnatian në “Elbasan Arena” me një pikë, e cila për rrjedhën që mori ndeshja ishte mirë, pasi mund të dilnin edhe të mposhtur.

Pas ndeshjes trajneri Dritan Mehmeti ishte i zhgënjyer me djemtë e tij në këtë ndeshje, ndërsa nuk pajtohet edhe me rerzultatin, por merr edhe përgjegjësi për performancën e dobët ndaj Egnatias.

“I druhesha gjatë javës aspektit psikologjik e sërish skuadra manifestoi të njëjtin problem. Duhet të ishim më agresivë në 20 metrat e fundit të sulmit. Kemi çeduar në aspektin mbrojtës, për neglizhencë kemi marrë goditje. Në pjesën e dytë kemi reaguar goxha mirë, fituam një 11-metërsh dhe me 10 lojtarë treguam forcë karakteri. Mbaj përgjegjësi për pjesën e parë, skuadra duhet të dijë si të sillet.

Penalltia e humbur: “Mala është përgatitur gjithmonë për të goditur. Nuk ishte Kallaku, që është i pari në listë, do të ekzekutonte Mala. Junior është i treti në listë. Nuk është vetëm humbja e penalltisë, kemi situata të tjera që duheshin zgjidhur ndryshe.”

Junior nga stoli: Më shqetëson fakti që Junior shënon kur vjen nga stoli, është hera e dytë që e bën këtë. Ky është shqetësimi im, mënyra se si duhet ta ndërtoj formacionin gjatë javës. Futbollistët duhet të kenë vazhdimësi. Për barazimin nuk jam i kënaqur, edhe pse ishim me 9 lojtarë. Duhej ta kërkonim me ngulm fitoren. Nuk duhej ta pësonim golin e dytë, duhet ta mbanim 1-1 kur ishim me 10. Shumë vendime nga gjyqtarët, kur për një ndërhyrje të thjeshtë nxirret karton i kuq. Edhe me skuadrat e tjera, siç ishte derbi, duhet të ruhet i njëjti standard. Gjithsesi, problemin duhet ta kërkojmë te vetja.

Ndërhyrjet e rënda: “Mendoj që ndërhyrja e Markut në rastin e dytë nuk është brutale, ndërsa Bitrit ka goditur edhe topin. Gjithsesi është gabim, sepse ecin me atë që kanë bërë përpara. Po, mendoj që kishte lojtarë që nuk duhej të ishin në formacion. Mora përgjegjësinë për pjesën e parë, doja menaxhim në 1/3-tën e fushës, kërkoja shpejtësi me Carën e Malën, në pjesën e dytë treguam se çfarë dimë të bëjmë më mirë, edhe pse duhej të ishim më të qetë. /f.a/abcnews.al