Mbledhja e Grupit Parlamentar të PD drejt fundit, Basha pranon të tërhiqet, pritet vendimi i Berishës

schedule16:14 - 12 Mars, 2022

schedule 16:14 - 12 Mars, 2022

Po shkon drejt fundit mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike pas diskutimeve të gjata të deputetëve, ku një pjesë e madhe e tyre i kanë kërkuar Lulzim Bashës që të tërhiqet nga drejtimi i partisë.

Gazetari Juxhin Mustafaraj raporton nga selia e PD-së se diskutimeve të deputetëve iu ka ardhur fundi, ndërsa kja shumë rendësi ajo që do të thotë Lulzim Basha në fund, nëse do të zgjedhë të largohet nga drejtimi apo ajo.

Mbledhja vijoi me tone të ashpra ku gjatë mesditës u shënua edhe një incident me deputetin Ervin Salianji, i cili pati debate të forta me Oriola Pampurin dhe vetë Lulzim Bashën. Mësohet se teksa Salinjai kërkoi largimin e Bashës për shkak të rezultateve të dobta në zgjedhje, Pampuri bëri përgjegjës të gjithë Grupin Parlamentar gjë që ka shkaktuar reagimin e deputetit të qarkut të Korçës.

Në këtë moment, teksa debati mes Pampurit dhe Salianjit ishte në kulm, ndërhyn Basha me zë të lartë kundër nënkryetarit të Grupit Parlamentar. Në debat e sipër, pranë zyrave të mbledhjeve mësohet se është tentuar edhe goditja e Salinjanit nga mbështetës të Bashës, gjë që është shmagur.

Si përfundim Grupi Parlamentar arriti në konkluzionet që duhet të largohen Lulzim Basha dhe Sali Berisha dhe drejtimin e partisë ta marrë një grup i përbashkët mes deputetëve që mbështesin Bashën dhe atyre që mbështesin Berishën me qëllim bashkimin e partisë. Mësohet se Basha është shprehur i gatshëm të tërhiqet dhe tani pritet vendimi i Berishës. /abcnews.al