Superiorja rikthehet ditën e sotme dhe sytë janë nga kryendeshja e javës dhe e futbollit shqiptar, Vllaznia-Tirana. Klasikja e Shqipërisë po pritet me shumë interes në Shkodër e kryeqytet.
Ky duel do të zhvillohet prej orës 16:45 dhe të dyja ekipet kanë mungesa për shkak dëmtimesh apo kartonësh të verdhë. Gjithsesi objektivi i tyre janë tre pikët.
Po sot luhet edhe një ndeshje tjetër, Partizani-Egnatia. “Demat” duan tre pikët për t’u futur në garë për vendin e tretë në klasifikim, kurse rrogozhinasit për të mbijetuar në Superiore.
Nesër luhen tre takimet e tjera të javës së 25-të të Abissnet Superiore, që janë: Dinamo-Kukësi, Laçi-Skënderbeu dhe Teuta-Kastrioti. / abcnews.al