Youtube mbyll 2 kanale ruse shtetërore

schedule20:31 - 11 Mars, 2022

schedule 20:31 - 11 Mars, 2022

YouTube ka njoftuar se do të bllokojë menjëherë aksesin në kanalet e lidhura me mediat shtetërore ruse.

Përfaqësuesit e Youtube thanë se do të bllokojnë aksesin në kanal, duke përfshirë televizionet RT dhe Sputnik, për shkak të dezinformimit dhe propagandës në lidhje me luftën Rusi-Ukrainë, shkruan BBC.

Udhëzimet tona të komunitetit ndalojnë përmbajtjet që mohojnë, minimizojnë ose banalizojnë ngjarje të dhunshme të dokumentuara mire, prandaj ne heqim përmbajtjen në lidhje me pushtimin rus në Ukrainë që shkel këtë politikë,” tha zëdhënësi Farshad Shadloo.

“Në përputhje me këtë, në fuqi menjëherë, ne po bllokojmë gjithashtu kanalet YouTube të lidhura me mediat e financuara nga shteti ruse, në nivel global.”
Kanali kryesor i RT në YouTube kishte më shumë se 4.5 milionë abonentë, ndërsa Sputnik kishte rreth 320,000 abonentë./abcnews.al/