Protestat në Shqipëri, Mima: Në këtë dimër të acartë çmimesh, kjo është ‘manushaqja’ që po sjell pranverën

schedule19:42 - 11 Mars, 2022

schedule 19:42 - 11 Mars, 2022

Ish-zv.Ministri i Financave, Florion Mima, i ftuar në ‘Radari Informativ’ në Avbc me gazetaren Juli Xhokaxhi, ka komentuar protyestat në Sqhipëri kundër rritjes së çmimeve të naftës dhe produkteve ushqimore.

Mima tha se kjo protestë është manushaqja e parë e kësaj pranvere, duke theksuar se të rinjtë sot po protestojnë për vete dhe familjet e tyre dhe jo për politikën.

Në këtë dimër të acartë çmimesh ka një manushaqe, që janë këto djem dhe vajza që sfidojnë regjimin, sfidojnë policinë. Protestuesit po protestojnë edhe për policët. Kjo është manushaqja dhe uroj të sjellë pranverën. Situata është vërtetë dramatike, jo për faktin se kam qenë kundërshtarë politik i kësaj qeverie, por edhe nëse forca ime do të ishte sot në qeveri do ta bëja.

Këtu nuk ka dorë fare politika, si mund të ofendosh popullin. Sot ai dduhet të kishte kyçur gjithë makinat e ministrave, kërcet dhe ikën me charter në Dubai, vjen ndejti disa orë iku sërish me charter. Unë besoj se këtë radhë do ta kenë shumë të vështirë se thika ka shkuar në palcë tek shqiptarët’, deklaroi Mima.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!