Juventusi përballet nesër kundër skuadrës së Sampdoria në transfertë dhe objektivi janë tre pikët. Trajneri Massimiliano Allegri, në konferencën e zakonshme për shtyp mes të tjerash ka deklaruar: “Sampdoria është një tjetër skuadër kur luan në shtëpi. Duhet të jemi të kujdesshëm që të vazhdojmë të konsolidojmë vendin e katërt. Do të jetë një javë intensive dhe shpresoj argëtuese para pushimit.
Kjo sfidë vjen në një moment vendimtar të sezonit, ndonëse kampionati do të mbyllet pas 2 muajsh. Me Giampaolon në shtëpi Sampdoria është paraqitur shumë mirë dhe nuk do të jetë e lehtë. Kanë nevojë për pikë për të shpëtuar dhe do të na sulmojë, por edhe ne duam pikë që të qëndrojmë mes 4 të parave. Nuk është e lehtë të fitosh ndaj tyre. Na pret një ndeshje e vështirë, por do të synojmë fitoren edhe nesër”.
“Dybala dhe Vlahovic? Është i qetë, kemi nevojë për të. Dybala është më mirë dhe mund të kthehet në dispozicion të mërkurën, po ashtu edhe Bonucci. Vlahovic nuk ishte e lehtë të vinte te Juventusi dhe të luante çdo tre ditë, sepse ngarkesat fizike dhe psikologjike janë të ndryshme.
Topi këtu është më i rëndë, sepse te Juventusi çdo top mund të të japë fitoren ose humbjen. Dusan duhet të përmirësohet. Duhet t’i japim pak kohë, por jam shumë i kënaqur me të, sepse sakrifikohet për skuadrën”, ka thënë Allegri. / abcnews.al