Harta e re gjyqësore, Jaka: Gjykatat favorizojnë shtetin, vendime në dëm të biznesit

schedule16:05 - 11 Mars, 2022

schedule 16:05 - 11 Mars, 2022

Drafti i hartës së re gjyqësore është prezantuar ditën e premte me përfaqësues të biznesit. Në draftin përfundimtar, KLGJ ka propozuar 12 gjykata të juridiksionit të përgjithshëm, një gjykatë apeli dhe 2 administrative.

Kreu I dhomës së tregtisë dhe industrisë Nikolin Jaka, shprehu një tjetër shqetësim sa I takon vendimeve të gjykatave që në 90% të rasteve janë vendime në dëm të biznesit kur palë është shteti.

“Kemi ankesa ku pale është shteti ne 90 % te rasteve gjykata vendos ne favor te shtetit. Afatet jane po ashtu problem. Kemi 4 vite një çështje ne administrative. Me ligj eshtë deri ne 60 dite.”

Sipas Jakës, problem mbetet edhe infrastruktura dhe I kërkoi ministrit të drejtësisë të ndërhyjë.

“Neper gjykata rrime ne kembe, na duket sikur rime ne radhe per buke. Duhet te rregulloni sallat e gjykatave.”

Sipas Ministrit të drejtësisë Ulsi Manja, do të formohen gjykata të speicalizuara që do të japin vendime të shpejta dhe cilësore.

“Do të shkojmë drejt gjykatave të specializuara. Gjykatat e specializuara kane cilesi dhe shpejtesi ne dhenie vendimesh.”

Ky është takimi I fundit që Këshilli i Lartë Gjyqësor në bashkëpunim me Ministrinë e drejtësisë organizojnë takime me grupet e interesit dhe në përfundim pritet të vendoset për hartën e re gjyqësore. /abcnews.al/