Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku janë një nga çiftet më të dashur për publikun shqiptar. Ata ndodhen prej disa ditësh në SHBA, ku përveç pushimeve kanë qenë të angazhuar dhe me koncerte. Së fundmi, çifti kanë vizituar dhe Disney World në Florida.
Xhensila ka ndarë disa foto me Ajkën, e cila shihet e veshur si Borëbardha krahas së cilave ka shkruar: “Deri në fund të botës do vrapoj pas teje Ajka ime”. Kujtojmë që pak ditë më parë, Xhensila u përfol për një shtatzëni të mundshme.
Shkak është bërë një foto që ndau me të bijën. Mirëpo, Xhensila hodhi poshtë thashethemet duke thënë se asgjë nuk është e vërtetë. /abcnews.al

