Blogerja shtatzënë ukrainase në shënjestër të qeverisë ruse

schedule12:21 - 11 Mars, 2022

schedule 12:21 - 11 Mars, 2022

Një blogere shtatzënë ukrainase, e cila besohet se ka lindur tashmë është shënjestruar nga qeveria ruse pas akuzave për lajme të rreme. Forcat ruse bombarduan një maternitet  në Mariupol të mërkurën, duke pretenduar se objekti ishte bosh dhe ishte pushtuar nga forcat e ekstremit të djathtë, shkruan BBC

Por zyrtarët rusë  thanë gjithashtu se një foto që tregonte një grua shtatzënë të plagosur dhe që kishte gjakderdhje nga kokë  ishte e rreme. Pretendimet u hodhën poshtë. Gruaja është identifikuar si një blogere e njohur ukrainase Marianna Podgurskaya.

Ndërkohë, komentet në Instagramin e Podgurskaya tregojnë se ajo është bërë objektiv talljeje në mediat sociale duke përfshirë llogaritë e 4Chan dhe pro-Kremlinit, duke sulmuar vërtetësinë e akuzave të saj dhe duke vënë në dyshim identitetin e saj të vërtetë.

/abcnews.al