Falsifikonin e hidhnin në treg bileta të transportit publik, një në pranga e dy në kërkim në Tiranë

schedule08:44 - 11 Mars, 2022

schedule 08:44 - 11 Mars, 2022

Një person është vënë në pranga dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim me finalizimin e operacionin “Bileta”. Njoftohet se në pranga është vënë A. Ç., 25 vjeç, banues në Mushqeta, Tiranë, faturino i linjës së autobusëve Tiranë-Krrabë.

Kurse, në kërkim u shpallën V. I., 39 vjeç, banues në Baldushk, administratori i linjës së transportit, dhe F. I., 44 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ata falsifikonin dhe hidhnin në treg bileta të linjës së transportit publik Tiranë-Krrabë, të cilat nuk prodhoheshin në Shtypshkronjën e Letrave me Vlerë.

Gjatë kontrollit fizik, 25-vjeçarit iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi e konsiderueshme biletash të dyshuara të falsifikuara. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!