Mbrëmja e djeshme ishte shumë emocionuese me përballjen mes Real Madrid dhe PSG, e vlefshme për Champions League, takim i luajtur në “Santiago Bernabeu”, ku të zotët e shtëpisë arritën të fitonin 3-1 dhe të kalonin në fazën tjetër të këtij kompeticioni.
Tripleta e shënuar nga Karim Benzema detyroi PSG që t’i thoshte “lamtumirë” Champions leagues, ndërsa goli i Kylian Mbappe u bë i pavlefshëm.
Pikërisht sulmuesi francez që në verën e ardhshme mund ta shikojmë të luajë për Real Madrid, ka reaguar për këtë eleminim ndërmjet një postimi në rrjetet sociale.
23-vjeçari francez shkroi se Champions League ishte objektivi për ekipin e tij, por ata dështuan, megjithatë do të mbesin të bashkuar deri në fund.
“Kohë e vështirë. Liga e Kampionëve ishte një objektiv i madh për ne, por dështuam. Sezoni nuk ka mbaruar dhe çfarëdo që të ndodhë ne do të qëndrojmë të bashkuar dhe të vendosur deri në ndeshjen e fundit të sezonit. Faleminderit mbështetësve që na mbështesin dhe që bënë udhëtimin. KY ËSHTË PARISI”, ka shkruar Mbappe.
Le message de Kylian Mbappé sur Instagram. ?? pic.twitter.com/J72kXYFE43
— Actu Foot (@ActuFoot_) March 10, 2022
/f.a/abcnews.al