Përcillet në banesën e fundit familja që u vra në Greqi

schedule17:15 - 10 Mars, 2022

schedule 17:15 - 10 Mars, 2022

Është përcjellë për në banesën e fundit familja shqiptare që u vra në Andraviada të Greqisë të mërkurën e kaluar, nga pronari i shtëpisë për shkak të një mosmarrëveshjeje në lidhje me qiranë.

Kontrata e qirasë kishte mbaruar, e për pasojë pronari donte të përzinte familjen shqiptare pasi kishte gjetur qiramarrës të tjerë.

Abcnews.al mëson se fillimisht trupat e nënës dhe dy fëmijëve të vegjël 1 dhe 2 vjeç janë dërguar në Lushnje te familja e bashkëshortit, e më pas janë transportuar në Librazhd ku është bërë ceremonia mortore.

Familjarët dhe të afërmit e viktimave shprehen të shokuar mga ngjarja tragjike, ku familja prej katër pjesëtarësh u shua brenda një nate.

“Tragjedi e paparë. Është ngjarje shumë e rëndë. Nuk ka bërë vaki të vrasë edhe fëmijët e vegjël. Më dhimbsen shumë”, shprehen të afërmit e viktimave.

Sipas raportimit në mediat greke, dy fëmijët e vdekur, një dhe dy vjeç janë gjetur brenda shtëpisë.

Babai dhe nëna u gjetën në oborrin e banesës të larë në gjak, ku babai mbante një thikë në qafë. Sipas dëshmisë së një gruaje, fëmija ka qenë ai që ka gjetur vëllezërit dhe nënën e tij të gjakosur.

Konkretisht, fëmija kapi vëllanë e parë të vogël që pa përballë dhe e tërhoqi zvarrë në rrugë dhe në kishë për të kërkuar ndihmë!
Dy fëmijët u transportuan në qendrën mjekësore por fatkeqësisht ishte tepër vonë. Shtëpia e gjakosur e familjes fatkeqe ndodhet prapa kishës së Shën Konstantinos. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!