Liberta Spahiu është një nga moderatoret më të dashura nga Kosova. Ajo është treguar hermetike për jetën personale por së fundmi, në një bashkëbisedim me ndjekësit në Instagram, ajo ka treguar një të pathënë për veten e saj.
Duke iu përgjigjur pyetjes së një ndjekësi, ajo tha: “Atëherë ka shumë të pathëna por një që po jua tregoj unë, është që në vitin 2011 kur kam qenë me miqtë e mi në Amerikë për emision, në njërën prej netëve kam qëndruar 32 orë në burg. Katastrofë!”
Ndërkohë nuk i ka shpëtuar dhe as pyetjes nëse do të hynte në Big Brother. “A do ta kishe provuar ndonjëherë BBVIP si eksperiencë? Nuk po të pyes a do të hysh por a do ta kishe provuar”, ishte një nga pyetjet që ajo i ka kthyer përgjigje.
“Nuk ma merr mendja që do të do të kisha qëndruar për një kohë shumë të gjatë në një vend, sidomos pa telefon do të kisha luajtur nga mendja. Por në ndonjë periudhë më të shkurtër kohore dhe me miqtë e mi edhe do ta kisha provuar”, është shprehur moderatorja. /abcnews.al