Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës: Përparimi rus ka mbetur “në vend numëro”

schedule08:29 - 10 Mars, 2022

schedule 08:29 - 10 Mars, 2022

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës ka publikuar përditësimin e tij të përditshëm të mëngjesit, duke thënë se avancimi rus në pjesë të Ukrainës është ngadalësuar.

-Përparimi i Rusisë në drejtim të Kievit ka qenë i frenuar

-Në Ukrainën lindore, forcat e mbrojtjes vazhdojnë të pengojnë ofensivën ruse në Donetsk , Slobozhansky dhe pjesë të rretheve operacionale Tavriya. Ata po mbrojnë qytetet e Kharkiv dhe Okhtyrka

LEXO KËTU të gjitha për pushtimin e Ukrainës nga Rusia

-Në jug, mbrojtja e qytetit port të Mariupolit vazhdon

-Forcat ukrainase kanë shmangur gjithashtu ofensivën ruse në drejtimet e qyteteve Kryvyi Rih , Mykolayiv , Voznesensk dhe vendbanimin Novovorontsovka (rajoni Kherson).

-Gjatë dy ditëve të fundit, avionët luftarakë ukrainas dhe njësitë raketore anti-ajrore kanë shkatërruar katër avionë sulmues Su-25 dhe dy helikopterë rusë.

-Ritmi i ofensivës ruse është ngadalësuar. Numri i rasteve të dezertimit dhe plaçkitjeve është rritur ndjeshëm.

/abcnews.al/