Shoqërimet e protestuesve, reagon Policia e Shtetit

schedule23:04 - 9 Mars, 2022

schedule 23:04 - 9 Mars, 2022

Policia e Shtetit ka reaguar pas protestës së qytetarëve mbrëmjen e së Mërkurës në Tiranë ku pati dhe bllokim të rrugëve.

Në reagimin e Policisë thuhet se do të procedohet çdo person që ka bllokuar lëvizjen e makinave dhe të qytetarëve.

Regimi i plotë:

Nisur nga situata e krijuar sot, në disa rrugë, në të cilat pati bllokime të lëvizjes së lirë të automjeteve dhe të qytetarëve, si dhe kundërshtime ndaj punonjësve të Policisë që ishin në detyrë për të siguruar rendin e qetësinë, si dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve, bëjmë me dije se:

Policia e Shtetit është në gatishmëri të plotë për sigurimin e rendit dhe të qetësisë dhe në mbrojtje të çdo qytetari i cili proteston në mënyrë paqësore, pa cenuar të drejtat dhe liritë e të tjerëve.

Njëkohësisht, Policia e Shtetit, ashtu sikurse është e angazhuar për të mbrojtur të drejtat dhe liritë e qytetarëve, është e vendosur të marrë masa ndaj çdo paligjshmërie dhe të procedojë penalisht çdo person që kryen akte në dëm të qytetarëve apo të lëvizjes së lirë të tyre, siç ishte  dhe rasti i sotëm i bllokimit të disa rrugëve.

Policia e Shtetit u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të mos përfshihen në akte dhune dhe paligjshmëri, në çfarëdolloj forme të shfaqjes së saj, sepse do të përballen me forcën e ligjit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!