Është përshkallëzuar situata në protestën që ka nisur, sipas paralajmërimit, në kryeqytet pas rritjes drastike të çmimit e të karburanteve dhe të ushqimeve. Mësohet se policia ka tentuar që të shpërndajë protestuesit pasi këta të fundit janë duke bllokuar rrugët duke fikur makinat ose duke u ulur në asfalt.
Në zonën e Unazës së Vogël dhe tek “Myslym Shyri” rruga është e bllokuar ndërsa në krye të Forcave të Rendit ndodhet drejtori i Policisë Tiranë Lorenc Panganika.
Protestuesit kanë bërë të ditur se të shtunën do të ketë marshim nga sheshi “Skënderbej”. /abcnews.al/