Ukraina dhe Rusia kanë rënë dakord për armëpushime të përkohshme në gjashtë qytete ditën e sotme.
Marrëveshja është bërë në mënyrë që t’u jepet mundësia civilëve që të largohen nga qytetet ku po luftohet, por sipas raportimeve, Rusia nuk e ka mbajtur gjithmonë fjalën.
Në hartën e publikuar më poshtë mund të shihni të ilustrura korridoret humanitare që janë hapur për ditën e sotme.
Rrugët që mund të ndjekin civilët për t’u larguar janë:
Nga Borodyanka në Kiev ku përfshihen edhe Vorzeli, Bucha, Iprini dhe Hostmel-i
Nga Sumy në Poltava
Nga Izyum në Lozova
Nga Volnovakha në Pokrovsk
Nga Enëehodar në Zaporizhzhia
Nga Mariupol në Zaporizhzhia
Shigjetat tregojnë drejtimin e rrugëve, por detajet për rrugët e sakta që ndiqen nuk dihen. /abcnews.al/