Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Një pjesë e deputetëve i kërkojnë dorëheqjen, Basha mbledh kryesinë

schedule11:58 - 9 Mars, 2022

schedule 11:58 - 9 Mars, 2022

Partia Demokratike ndodhet në një vështirësi politike që është thelluar akoma më shumë pas daljes forcë e tretë në zgjedhjet vendore të pjesshme të 6 marsit.

Në selinë blu vazhdojnë debatet për situatën në të cilën ndodhet partia demokratike, pasi kryetari Basha nuk e pranoi si humbje. Në kuadër të kësaj situate , një pjesë te deputeteve të kësaj force politike, kërkojnë përgjegjësinë të kryetari duke kërkuar largimin e tij dhe zhvillimin e zgjedhjeve të reja në parti.

Gazetari Juxhin Mustafaraj, bën me dije se Basha pasi nuk ka marrë mbështetjen e  një pjese të deputetëve po teston forumet e Partisë Demokratike, një ditë më parë ai mblodhi kolegjin e kryetarëve me të gjithë kryetarët e degëve të PD-së ku një pjesë e të cilëve nuk kanë marrë pjesë dhe ajo që është përcjellë në këtë mbledhje ka qenë një mbështetje ku disa prej tyre kërkonin që ai të qëndronte në krye  të PD-së.

Këtë të mërkurë ai ka paralajmëruar mbledhjen e kryesisë së PD-së ku pritet që të testojë edhe këtë forum nëse do të jetë në mbështetje të tij apo do të ketë zëra kritik që do të kërkojnë dhe dorëheqjen e tij./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!