Në Gjykatën e Krimeve të Rënda është hedhur shorti për çështjen e ish-ministrit Saimir Tahiri.
Miliana Muça është përzgjedhur si gjyqtarja paraprake e çështjes.Pritet të caktohet data e zhvillimit të seancës, në të cilën gjyqtarja Muça do vendosë nëse dosja e ish-ministrit të brendshëm do shkojë apo jo për gjykim.
Ish-ministri Tahiri është nën hetim prej Tetorit 2017 për trafik ndërkombëtar droge. Pas shtyrjes së përsëritur të hetimeve e apelimit të Tahirit, gjykata urdhëroi prokurorinë që të paraqiste dosjen në gjykatë.
Seanca e ardhshme do vendosë nëse dosja e ish-ministrit do shkojë për gjykim./abcnews.al