Trump: Avionët e rinj janë shumë të komplikuar

schedule10:04 - 13 Mars, 2019

schedule 10:04 - 13 Mars, 2019

Me anë të një serie postimesh në profilin e tij Twitter, kreu i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump, u shpreh se avionët e rinj janë shumë të komplikuar dhe se ata të vjetërit janë më të mirë.

Pilotët nuk janë të domosdoshëm, ndërsa informaticienët po. Është ky një nga postimet në profilin në Twitter të presidentit amerikan Donald Trump, i cili këmbëngul se avionët e rinj janë shumë të komplikuar, ndërsa të vjetërit janë më të mirë. Në një seri postimesh, Trump shprehet se kompleksiteti është një rrezik, kushton shumë dhe fitimi është i papërfillshëm: “Nuk e di për ju por unë dua që të jetë Albert Ajnshtajn piloti im. Dua profesionistë të fluturimit që mund të marrin lehtësisht dhe shpejt kontrollin e një avioni,” shkruan kreu i Shtëpisë së Bardhë.

Reagimi i tij vjen pas tragjedisë së avionit të “Ethiopian Airlines”. Teknologjia bazë për një fluturim të automatizuar është e disponueshme, mjafton të mendosh se teknologjia e pilotit automatik kryen pjesën më të madhe të punës në momentin që avioni është stabilizuar në fluturim. Njësoj është dhe e mundur teknologjia që i lejon avionëve të linjës që të ulen në pistë me pamje të kufizuar dhe kushte metereologjike jo të qeta. Auto piloti në nivel elementar është shumë i thjeshtë: rregullon dhe mban kursin e caktuar nga piloti, por dhe lartësinë e shpejtësinë.

Kompanitë ajrore kanë nisur të përdorin këtë teknologji dekada më parë. Me kalimin e kohës avionët tregtarë kanë shtuar një nivel tjetër automatizimi me sistemin e menaxhimit të fluturimit. Ky i fundit monitoron në mënyrë të vazhdueshme të gjithë rrjetin e sensorëve të avionit për të rregulluar një seri faktorësh. Automatizimi I ka lejuar kompanive ajrore që të reduktojnë ekuipazhin në bord.

Inteligjenca artificial, në të ardhmen mund ta bëjë fluturimin civil edhe më të sigurtë. Por aktualisht nuk është ende në gjendje të përballet me një situatë kritike si njerëzit. Në çdo rast, problem kryesor do të ishte bindja e pasagjerëve që ti besonin një piloti artificial./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!