Gjermania nis hetimet për krimet e luftës në Ukrainë

schedule17:25 - 8 Mars, 2022

schedule 17:25 - 8 Mars, 2022

Prokurori federal i Gjermanisë ka nisur hetimet për krimet e dyshuara të luftës të kryera nga trupat ruse nga pushtimi i Ukrainës që prej 24 shkurtit, tha zyra e prokurorit për CNN të martën.

“Zyra e Prokurorisë Federale ka hapur hetim strukturor në lidhje me konfliktin e armatosur ndërkombëtar midis Rusisë dhe Ukrainës”, thuhet në një deklaratë dërguar CNN.

Lexo edhe: VIDEO/ Kriminale, tanku rus hedh makinën në erë, vdesin burrë e grua

“Ka indikacione konkrete se krimet e luftës mund të jenë kryer tashmë, në veçanti krimet e luftës që përfshijnë përdorimin e metodave të ndaluara të luftës kundër civilëve ukrainas si dhe objekteve civile,” thuhet në deklaratë.

Çfarë është hetimi strukturor?

Një hetim strukturor nuk synon të dyshuar të konkret, tha prokurori federal i Gjermanisë në Karlsruhe. Hetimi strukturor synon të mbledhë prova për krimet e dyshuara dhe të identifikojë strukturat pas tyre. Provat më pas mund të përdoren në procedurat penale të ardhshme kundër të dyshuarve individualë, shpjegoi prokurori federal i Gjermanisë për CNN.

Në të kaluarën, Gjermania ka ndjekur në mënyrë të përsëritur mizoritë e kryera jashtë vendit, duke përfshirë krimet e luftës në Siri. Në janar, një gjykatë gjermane dënoi një ish kolonel të ushtrisë siriane me burgim të përjetshëm, në gjyqin e parë të torturës kundër regjimit të presidentit Bashar al-Assad./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!