Futbollisti francez udhëtoi mëngjesin e sotëm me PSG-në drejt kryeqytetit spanjoll dhe pritet të jetë i gatshëm për duelin që do të luhet në “Santiago Bernabeu”.
PSG ka bërë publike edhe listën përfundimtare të lojtarëve që janë të grumbulluar për tu përballur me Real Madrid në Champions League dhe ajo që gëzon të gjithë tifozët është Kylian Mbappe, i cili është pjesë e lojtarëve pavarësisht frikës që shkaktoi dje në mëngjes pasi pësoi një goditje të rëndë në stërvitje.
Francezi u transferua menjëherë në një spital në periferi të Parisit për t’iu nënshtruar analizave mjekësore dhe ekzaminimet e para sqaruan se nuk ka frakturë në këmbën e majtë. Megjithatë, sipas asaj që raportohet, sulmuesi francez do të jetë i gatshëm për trajnerin Mauricio Pochettino për të luajtur në “Santiago Bernabeu”.
Mbappe e ka pritur këtë moment prej shumë muajsh, i vetëdijshëm se pas kaq shumë thashethemeve për të ardhmen e tij, ai nuk mund të dështojë në një natë në të cilën të gjithë sytë do të jenë tek ai.
PSG-ja e ka ëndrrën gjithmonë trofeun me veshë të gjatë dhe këtë sezon kërkon rrëmbimin e trofeut të shumë kërkuar nga të gjithë skuadrat “big”.
??️ Le groupe parisien pour le déplacement à Madrid ! #RMPSG
— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) March 8, 2022
/f.a/abcnews.al