Paketa emergjente prej 500 milionë eurosh që Bashkimi Europian ka miratuar për vendet që po ndihmojnë refugjatët ukrainas është e pamjaftueshme, sipas një deklarate të një zyrtari polak, shkruan BBC
“Kjo shumë sigurisht që nuk do të jetë e mjaftueshme, pasi do të shpërndahet midis të gjitha vendeve,” tha Pawel Jablonski në një intervistë për Polsat News.
Rreth 1.2 milionë njerëz, 90% e tyre qytetarë ukrainas, janë larguar nga Ukraina në Poloni që nga fillimi i javës. Jablonski tha se kostoja e pritjes së një milion refugjatëve do t’i kushtojë Polonisë deri në 10 miliardë zloty (2 miliardë euro) nëse merren parasysh kostot e arsimit, kujdesit shëndetësor dhe sigurimeve shoqërore.
“Ky është një vlerësim vetëm për një milion njerëz por ne do të kemi më shumë refugjatë gjatë ditëve apo javëve të ardhshme,” tha ai.
/abcnews.al