Ukraina vret udhëheqësin e lartë dhe një grup oficerësh të ushtrisë ruse

schedule08:09 - 8 Mars, 2022

schedule 08:09 - 8 Mars, 2022

Një komandant i lartë i ushtrisë ruse është vrarë në luftime pranë Kharkiv, sipas ministrisë së mbrojtjes të Ukrainës. Në një deklaratë thuhet se gjeneralmajor Vitaly Gerasimov vdiq së bashku me një numër oficerësh të tjerë të ushtrisë, ndërsa të tjerë u plagosën. Ai thuhet se ka marrë pjesë në operacionet e mëparshme ruse në Çeçeni dhe Siri. Rusia nuk i ka komentuar këto pretendime.

Kjo vjen pasi zyrtarët perëndimorë thanë të premten se tre komandantë rusë ishin vrarë deri më tani; duke përfshirë një gjeneral tjetër, Andrei Sukhovetsky, i qëlluar me sa duket nga një snajper.

Ukraina gjithashtu pretendoi të hënën se më shumë se 11,000 personel rus kishin vdekur deri më tani në luftë – me 110 avionë të shkatërruar. /abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!