Ulen temperaturat, vendi përfshihet nga era e fortë, njihuni me parashikimin e motit për sot

schedule07:33 - 8 Mars, 2022

schedule 07:33 - 8 Mars, 2022

Territori ynë deri në pasdites do të jetë me vranësira dhe reshje në zonat Qendror dhe Jugore, Por në Veri do të jenë reshjet në sasira më të pakta. Ndërsa orët në vijim përmirësojnë gradualisht motin duke bërë që në orët e vona të natës pjesa me e madhe e vendit të jetë në kushte të qëndrueshme atmosferike.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -5°C deri në 10°C.

Era do të fryjë mesatare dhe fortë me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 4 ballë.

Rajoni dhe Europa

Brigjet e Egjeut dhe detit të Zi do të jenë në ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike duke bërë që të kemi prezencë të reshjeve, ku herë pas here do të ketë edhe mini stuhi ere. Po ashtu  mbetet gadishulli Iberik me vranësira dhe reshje shiu. POR reshje dëbore pritet të kenë Vendet Nordike. Ndërsa Europa Lindore dhe Qendrore do të paraqiten në mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave kalimtare.

Kosova

Mbetet në ndikimin e motit të paqëndrueshëm Kosova pothuajse gjithë ditën, ku vranësirat e shpeshta do të sjellin reshje dëbore në vend. Parashikohet që më të dukshme reshjet e dëborës të jenë në zonat Veriperëndimore të territorit.

Maqedonia e Veriut

Territori i MV do të vijoj të dominohet nga vlerat e ulëta barike të cilat do të vranësira të shumta në të gjithë vendin. Pritet që herë pas here vranësirat të pësojnë zhvillim duke sjell reshje të pakta dëbore, KU më të dukshme do të jenë në zonat perëndimore. /abcnews.al/