373 ekselentë të punësuar në administratë

schedule18:37 - 12 Mars, 2019

schedule 18:37 - 12 Mars, 2019

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me 373 ekselentë fitues të Platformës “Punë të Mbarë”, që janë bërë pjesë e administratës publike. Nuk bëhet fjalë për punësimin vetëm për 1 vit të këtyre studentëve pasi kryetari I qeverisë i garantoi se do tu jepet mundësia që të konfirmojnë pozicionin e punës.

Edhe pse nuk beson se do të jepet në media lajmi i punësimit të studentëve ekselentë, ka shkuar tu thotë se ky është moment i rëndësishëm ndryshimi.

“Ky është lajm shumë i mirë, por mos mendoni se do dalë në lajme. Në lajme del studenti ngelës e akuzon pedagogun për korrupsion. Ju 370 njerëz që i kanë kushtuar jetën e tyre librave nuk dilni në lajme. Dalin në lajme këto që thonë ky vend nuk bëhet mër vlla”.

Po vendin e bën truri u tha Kryeministri Edi Rama 373 studentëve ekselentë fitues të platformës “Punë të Mbarë” të cilët janë bërë pjesë e administratës publike.

Tashmë administrata publike nuk ka vetëm një tru të shtuar por edhe një fytyrë të re vuri në dukje kryeministri.

Sipas kryeministrit Rama nuk bëhet fjalë për punësimin vetëm për 1 vit të studentëve ekselentë, por atyre u jepet mundësia që të konfirmojnë pozicionin e punës dhe të kapërcejnë mungesën e eksperiencës në hyrjen në konkurset e administratës publike./abcnews.al