Vera Ora me mision të rëndësishëm në Tiranë, Rita ndihet krenare për të

schedule18:56 - 7 Mars, 2022

schedule 18:56 - 7 Mars, 2022

“FemFest”, një festival dedikuar grave dhe vajzave po mbahet në Tiranë dhe ndër të ftuarit specialë ishte dhe Vera Ora. Nëna e Rita Orës, e cila është një psikologe dhe këshilluese e shëndetit mendor, mbajti dje një fjalim para të të gjithëve që morën pjesë në festival.

Sigurisht për këtë ka reaguar dhe Rita e cila ndihet shumë krenare për nënën e saj. Ajo ka publikuar disa fotografi të së ëmën nga festivali në Instagram, ku shprehet mes të tjerash se Vera është dhe mbetet personi që e ka frymëzuar gjithmonë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RITA ORA (@ritaora)

“Krenare me nënën time Vera Ora, që po jep kontributin dhe po mbështet “FemFest” një festival për të drejtat e grave. Shqipëria, inspirimi im tani dhe përgjithmonë”, ka shkruar Rita në fotot në fjalë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!