Basha: Të miratojmë rezolutën pro Ukrainës, për të ndalur çmendurinë e Putin

schedule17:50 - 7 Mars, 2022

schedule 17:50 - 7 Mars, 2022

Kryedemokrati Lulzim Basha u ka bërë thirrje të gjithë deputetëve të parlamentit të Shqipërisë që të votojnë pro rezolutës, e cila e rendit Shqipërinë krahë aleatëve perëndimore, për të marrë çdo vendimi për të ndalur çmendurinë e Putinit.

Basha tha ën foltoren e Kuvendit se pavarësisht problemeve të brendshme politike të Shqipërisë, vendi ynë sot qëndron unanimisht përkrahë popullit ukrainas i cili po përballet me agresionin më të madh që prej Luftës së II Botërore.

‘Jemi mbledhur sot në një ngjarje të rrallë për Kuvendin, për t’i dhënë mbështetjen e plotë popullit ukrainas që gjenden në agresionin më të pashembullt që nga Lufta e II Botërore. Realatori e shpjegoi se si lindi kjo iniciativë, mbështetja për të nuk ka munguar. Është urimi im i PD dhe i opozitës por gjithë shqiptarëve që populli i Ukrainës të përballet me guxim heroik me agresorët rusë dhe që ta shohë këtë akrt nga parlamenti shqiptar si shprehje të vullnetit nga populli shqiptar. Ne shqiptarët jemi kombi i fundit para kombit Ukrainës që i kemi ndjerë në palcë dhimbjet dhe vuajtjet që janë bërë nga makineria e luftës së Millosheviçit në Kosovë. Ne dimë se rezistenca qëndresa flijimi i më të mirëve me ndihmën e zoti dhe mbështetjen e kombeve të lira dhe demokratike gjithmonë shpërblen. Këto janë di të të errëta për Ukrainën dhe botën demokratike, ajo që po ndodh sot në Ukrainë kundër qytetarëve të pafajshme është një luftë që na përfshin të gjithëve, viktimat nuk janë thjsht5ë qytetarë të Ukrainës, por që na takojnë të gjithë ve dhe të gjithë ndihemi bashkëpërgjegjës. Përmes kësaj rezolute nuk japim v etëm mbështetjen morale, por shtysën më të pakufizuar përkrahë aleatëve tanë perëndimorë për t’i dhënë fund kësaj çmendurie. Çmenduria e Putin është një akt i beftë i papritur dhe i paplanifikuar’, tha Basha.  /Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!