Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

U hoq si ukrainas me dokumente false, arrestohet në Rinas 32-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

schedule15:40 - 7 Mars, 2022

schedule 15:40 - 7 Mars, 2022

Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar është vënë në pranga ditën e sotme në Rinas. Bëhet e ditur se me finalizimin e operacionit të koduar policor “Terminali” u arrestua S. D. 32 vjeç.

Bazuar në informacionet e siguruara, shtetasi R. F., 31 vjeç, i cili kishte udhëtuar në drejtim të vendit tonë me linjë ajrore, është shoqëruar dhe i është nënshtruar një verifikimi më të detajuar. Gjatë veprimeve ka rezultuar se ky shtetas, dokumentin e identifikimit që i kishte paraqitur punonjësve të Policisë Kufitare Rinas, e kishte të falsifikuar.

Nga verifikimi i detajuar ka rezultuar se bëhej fjalë për S. D., 32 vjeç, me shtetësi gjermane, i cili për të shmangur identifikimin e tij, ka paraqitur një pasaportë false me identitetin e një shtetasi nga Ukraina.



32 vjeçari, është shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Stuttgartit, Gjermani, ka lëshuar urdhër arrestin ndërkombëtar për veprën penale “Shkelja e ligjit mbi drogat”, parashikuar nga Kodi Penal i Gjermanisë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese gjermane, vijon procedurat për ekstradimin e tij drejt Gjermanisë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!