Mediat greke kanë publikuar momentin kur autori i vrasjes së familjes shqiptare del nga shtëpia pas krimit. Në pamje duket momenti kur 60 vjeçari largohet në këmbë hipën në kamionin e tij dhe drejtohet në drejtim të banesës ku jetonte pasi ka marrë jetën e dy bashkëshortëve dhe dy fëmijëve të tyre të mitur.
Arrestimi i tij është bërë pas hedhjes poshtë të skemës se familja mund të ishte vrarë nga ish bashkëshorti i shqiptares, apo nga vetë bashkëshorti dhe hetimet zbuluan se autor i kësaj masakre ishte 60 vjeçari pronari i shtëpisë ku familja jetonte me qira.

Shkak për këtë është bërë mospagesa e një qiraje nga çifti. Ndërkohë të dhënat në lidhje me të shkuarën e kriminelit tregojnë se ai ishte një personi dhunshëm dhe ishte i ndarë me dy gra, për shkak të dhunës që ushtronte ndaj tyre.

Ai gjithashtu akuzohet se dhunë fizike ushtronte dhe ndaj dy fëmijëve të tyre dhe bashkëshortes. /abcnews.al


