Porosia për të vrarë bashkëshorten e pronarit, i kushtoi rëndë Fatjon Karmeshtnës. Gjykata e Krimeve të Rënda e dënon me burgim të përjetshëm, pasi u shpall fajtor për vrasjen e Suela Sulës. Karmeshtna u pagua nga bashkëshorti i viktimës, Sadedin Sula.
Sipas organit të akuzës, 35-vjeçari punonjës i mobilerisë, ka mbytur gruan e pronarit Sadedin Sula. Ky i fundit akuzonte bashkëshorten e tij për tradhti.
Biznesmeni duke qenë se i frikësohej divorcit për përgjysmimin e pasurisë, kërkoi vrasjen e saj. Krimi ndodhi në Prill të 2016-s në Shkodër. Nëna e tre fëmijëve u gjet e mbytur në tualetin e biznesit të tyre.
Në gjykim është edhe Sadedin Sula. Ai akuzohet për vrasje me dashje, për shkak të marrëdhënieve familjare për arsye xhelozie./abcnews.al