Gjykata e Fierit lë të lirë katër protestuesit (Video)

schedule10:17 - 12 Mars, 2019

schedule 10:17 - 12 Mars, 2019

Lihen të lirë katër prej protestuesve, të cilët bllokuan rrugën në Fier, kur po kalonte makina dhe eskorta e kryeministrit Edi Rama. Gjykata e këtij qyteti vendosi masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Lanë sallën e gjykatës për të shkuar në shtëpi, por nuk vonuan dhe thanë se do të protestojnë sërish. Katër prej protestuesve, të cilët bllokuan rrugën në Fier, kur po kalonte makina dhe eskorta e kryeministrit Edi Rama u lanë të lirë.

Gjykata e këtij qyteti vendosi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për Behar Xhelon, Besnik Jaupajn, Gëzim Ballën dhe Hysen Hoxhën. Ata akuzohen për  “Organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime dhe manifestime të paligjshme” dhe “Pengim i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

Në seancë nuk u lejuan as gazetarët dhe as kryetari lokal i PD-së, Luan Baçi. Gjykata e Fierit u rrethua nga forca të shumta policie, që në orët e para të mëngjesit, por megjithatë nuk pati asnjë incident./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!