Ngjarja tek “Petro Nini”, Balla: U ekzekutua vendimi i gjykatës

schedule23:06 - 11 Mars, 2019

schedule 23:06 - 11 Mars, 2019

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka folur për situatën e krijuar gjatë në rrugën “Petro Nini” ku përmbaruesi privat shkoi të nxirret nga banesa dy familje. Duke hasur rezistencën e anëtarëve të familjeve, përmbaruesi kërkoi ndihmën e policisë. Situata u rëndua shumë saqë, gra e fëmijë vajtonin duke kundërshtuar përmbaruesit për të mos u shembur banesat. Në studion e “Mbrëmje ABC”, Balla është shprehur se përmbaruesit kanë ekzekutuar vendimin e gjykatës. Sipas tij përmbaruesit kanë të drejtë të thirrin policinë kur kundërshtohen nga pala dhe nuk lejohen të ekzekutojnë vendimi.

Mirela Milori: Dua të flas për një situatë të paradites së sotme të ndodhur tek gjimnazi “Petro Nini Luarasi” besoj e keni parë. Është një konflikt pronësie por nuk dua të hyj në thellësi. Por pamjet ishin trishtuese.

Taulant Balla: Shiko unë nuk jam në dije të se kush ka të drejtë dhe kush nuk ka. Por duhet të dimë të gjithë diçka që është shumë e rëndësishme. Një prej kritikave që Shqipëria shpesh merr nga procesi i monitorimit nga Komisioni Evropian apo nga Këshilli i Europës është respektimi i vendimeve të gjykatës. Pra ne jemi një vend ku ende çalojmë me respektimin e vendimeve të gjykatës. Ajo që ka ndodhur ku palcët të cilëve nuk u respektohet kjo e drejtë e fituar me vendim gjykate të cilët i drejtohem më pas gjykatës evropiane për të drejtat e njeriut në Strasburg dhe shteti shqiptar është pjesë e gjobitjes nga gjykata e Strasburgut për mosrespektim të një të drejtë të fituar në gjykatë. Nga sa jam informuar bëhet fjalë për një çështje gjyqësore mes dy privatëve. Do thoni ju po mirë po policia pse duhet të ndërhyjë?! Po sepse ligji për përmbarimin përcakton qartë që në rastin e kundërshtimit nga njëra palë të zbatimi të vendimit të gjykatës zyra përmbarimore i drejtohet Policisë së Shteti për të zbatuar vendimin. Unë jam po aq sensibël sa edhe ju kur shoh pamje të tilla. Por edhe ju, iu lutem dhe ne duhet ta shohim brenda kornizës së ligjit dhe unë si deputet në radhë të parë duhet ta shoh brenda kornizës së ligjit. Ligji është shumë i qartë dhe pala që ka të dreth me vendim gjyqësor e ka këtë. Megjithatë unë ende besoj dhe shpresoj që sqarimi që u bë sot edhe nga kryetari i bashkisë së Tiranës i cili garantoi që pala le të themi kundërshtuese do të trajtohet në çdo rast nëse në fund të këtij procesi del e humbur nëse vihet në dyshim siguria e një banese. Dhe është bashkia e Tiranës e cila meriton gjithë respektin për një qasje sociale në trajtimin e këtyre rasteve të gjendet një zgjidhje. 

Mirela Milori: Zoti Balla, pamjet ishin trishtuese, një polici që mbronte një përmbarues privat që është certifikuar nga ky shtet që shqelmonte derën e një banese me 5 gra mbrapa. Po ta shikojmë edhe në film do ishim me ato 5 gratë pa e ditur fare të vërtetën. A ka mundësi që këto ligjet që janë shkruan në letër t’i trajtojmë me frymën njerëzore? Sepse situata të tilla bëhen shumë sensitive.

Taulant Balla: Më fal të lutem përballë keni një ligjvënës dhe unë po iu flas për një vendim gjykate.

Mirela Milori: E kuptoj, por erdhi të premte dhe do ekzekutohet të hënën. Kanë kohën e duhur këta njerëz që të qartësohen të binden. Kanë jetuar dhe kanë lindur në atë banesë që në ’53 ishte një zotëri që thoshte unë këtu kam lindur. Unë po flaa sepse nuk e di çështjen dhe le të veprojë ligji. A ka frymëmarrje ky ligji që t’i trajtojë njerëzit si njerëz.

Taulant Balla: Unë shpresoj që ata banorë të kishin të drejtë. Dhe nuk jam soji i politikaneve që për hir të të fituarit kredibilitet në sytë e publikut të gënjej.

Mirela Milori: Unë jam dakord me ju, por që ata përmbarues privatë të sillen si paramilitarë përpara një familje dhe unë e them këtë me përgjegjësi të plotë. Ti jepet kohë këtyre familjarëve, tu jepet kohë këtyre njerëzve. Të konsultohen, të qartësohen, të dihet se ku do të shkojnë dhe pastaj të merret trualli dhe t’i kthehet patjetër pronarit. Por situata të tilla janë në kufijtë e çnjerëzores. Dhe ju më thoni ne duhet të respektojmë gjykatën dhe unë iu them a mund të respektojmë në radhë të parë Kushtetutën e këtij vendi, e cila thotë se askush nuk mund t’i nënshtrohet torturës, dhunimit apo trajtimit mizor çnjerëzor dhe poshtërues. Këta njerëz janë trajtuar në mënyrë poshtëruese ditën e sotme.

Taulant Balla: Më falni ju keni gjithë të drejtën të nxirrni përfundime që iu thashë. Nëse unë do të isha në pozicionin tuaj ndoshta do të mbaja edhe këtë qasje. Por jam në një pozicion ku ligji dhe Kushtetuta në një vend si ne se kush ka të drejtë caktohet vetëm nga gjykata. Ju lexoni atë nen të Kushtetutës, pala tjetër lexon një nen tjetër të Kushtetutës ku thotë e drejta e pronës…

Mirela Milori: Patjetër është e patjetërsueshme…

Taulant Balla: Të lutem më falni…

Mirela Milori: Dakord po iu ndjek.

Taulant Balla: Unë mund të bëj si ju, më falni por lot krokodili ….

Mirela Milori: Nuk janë lot krokodili jo…

Taulant Balla: … në kundërshtim me ligjin nuk mund të kem. Me sa jam i informuar di që është një çështje mes dy privatëve ku njëra palë ka humbur gjyqin me palën tjetër. Vendimi është i formës së prerë. Megjithatë u bëj thirrje të gjitha institucioneve, bashkisë së Tiranës që qasja tjetër ajo që është deklaruar sot nga kryetari i Bashkisë së Tiranës./abcnews.al