Ivanov refuzon të dekretojë ligjet me “Maqedonia e Veriut”

schedule22:14 - 11 Mars, 2019

schedule 22:14 - 11 Mars, 2019

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Gjorge Ivanov ka refuzuar të dekretojë 11 ligje që janë miratuar me emrin e ri kushtetues të vendit. Sipas mediave maqedonase, Ivanov e ka mbrojtur vendimin e tij me argumentin se, gjatë ushtrimit të funksionit si kryetar shteti gjithmonë ka vepruar në bazë të betimit se do të mbrojë Kushtetutën dhe interesat e Republikës së Maqedonisë dhe jo të “Republikës së Maqedonisë Veriore”. Për Ivanov, marrëveshja e emrit me Greqinë, e arritur më 17 qershor 2018, nuk është në përputhje me interesat e shtetit. Ligjet që presidenti ka refuzuar të dekretojë janë miratuar pas 11 janarit, kur dhe kanë kaluar ndryshimet kushtetuese për ndryshimin e emrit të vendit. Mes tyre janë edhe ligje të miratuara me dy të tretat e votave, që kanë të bëjnë me reformën në gjyqësor dhe reforma të tjera që lidhen me integrimin e vendit./abcnews.al