Blinken: SHBA në biseda me aleatët evropianë për ndalimin e importit të naftës ruse

schedule15:57 - 6 Mars, 2022

schedule 15:57 - 6 Mars, 2022

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken është shprehur të dielën se SHBA po punon me aleatët e saj në Evropë për të shqyrtuar mundësinë e ndalimit të importeve të naftës ruse në përpjekje për të ndëshkuar më tej vendin për pushtimin e paprovokuar të Ukrainës.

“Kur bëhet fjalë për naftën, naftën ruse, dje fola në telefon me Presidentin dhe anëtarët e tjerë të kabinetit pikërisht për këtë temë, dhe tani po flasim me partnerët dhe aleatët tanë evropianë për të parë në mënyrë të koordinuar mundësinë e ndalimit të importit të naftës ruse duke u siguruar që ka ende një furnizim të duhur të naftës në tregjet botërore,” tha ai për CNN.

“Ky është një diskutim shumë aktiv ndërsa flasim,” shtoi Blinken.

Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar tashmë një mori sanksionesh kundër Rusisë dhe Presidentit Vladimir Putin që nga pushtimi i Ukrainës muajin e kaluar.

Megjithatë, sanksionet e vendosura në eksportimin e naftës ka të ngjarë të çojë në rritje të çmimeve, duke u dhënë një goditje konsumatorëve në mbarë botën pasi Rusia është prodhuesi numër 2 i naftës në botë. Në vendin tonë nafta dhe benzina shkuan 230 lekë për litër, edhe pse ekspertët besojnë se bëhet fjalë për abuzim dhe jo për një ndikim të drejtpërdrejtë të luftës. /abcnews.al/