Rusët janë duke tentuar të marrin me çdo kusht Kievin me qëllim ndryshimin e qeverisë atje dhe nënshkrimin e marrëveshjeve që do të lidhnin Ukrainën me Rusinë. Për këtë shkak, lufta është e ashpër në qytetet përreth Kievit.
The Irpin Bridge shelling incident pic.twitter.com/UbJ6oUnZm1
— Illia Ponomarenko ?? (@IAPonomarenko) March 6, 2022
Rasti konkret është qyteza e Irpinit, ku një ekip i Sky News ka filmuar edhe momentin, kur një raketë ruse godet një karvan civilësh duke vrarë të paktën njërin prej tyre.
Më poshtë, abcnews.al ju sjell një përmbledhje të asaj që ka ndodhur deri më tani në terren:
- Për të dytën ditë, ka përpjekje për të evakuuar civilët e bllokuar nga qyteti jugor Mariupol, i cili është i rrethuar nga rusët. Zyrtarët ukrainas thanë se ishte rënë dakord me forcat ruse për një rrugëdalje të civilëve nga zona e luftës, por nuk dihet ende se si do të aplikohet kjo në terren. Dje një korridor i planifikuar evakuimi u ndërpre për shkak të sulmeve ruse.
- Presidenti i Ukrainës paralajmëron se forcat ruse po përgatiten të bombardojnë qytetin port të Odesës, duke parashikuar një “krim historik”
- Ka shenja se komanda e Rusisë po fokusohet në frontin jugor, duke synuar të shkëputë Ukrainën nga Deti i Zi, thotë zyrtari më i lartë i sigurisë në Ukrainë.
- Por ka pasur edhe luftime intensive në veriperëndim të Kievit. Qyteti i vogël Irpin – i cili gjendet në krye të autokolonës së madhe ruse pranë kryeqytetit – është vënë nën zjarr artilerie dhe sulme ajrore.
- Në lindje, Kharkiv dhe Sumy kanë pësuar gjithashtu bombardime të reja
- Më shumë se 1.5 milion njerëz të ikur nga Ukraina kanë kaluar në vendet fqinje në 10 ditët e fundit, sipas OKB-së.
- Zëvendëskryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Dominic Raab thotë se konflikti mund të zgjasë me muaj, por edhe vite