Voton Luan Hoti: T’i japim fund marrjes peng të Durrësit

schedule08:29 - 6 Mars, 2022

schedule 08:29 - 6 Mars, 2022

Ka shfrytëzuar të drejtën e votës kandidati i PD-së për kryetar të bashkisë në Durrës.

Luan Hoti ka marrë pjesë duke kryer procesin e votimit në orën 08:00 të mëngjesit të kësaj të diele në Qendrën e Votimit në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës.

Hoti tha se mesazhi i tij është vetëm për qytetarët. “I ftoj të dalin të votojnë. Të votojnë si njerëz të lirë, për familjet e tyre, fëmijët e tyre, të votojnë për t’i dhënë fund marrjes peng të Durrësit dhe qytetarëve të Durrësit”.

Në Durrës ka nisur normalisht dhe i qetës procesi i votimit ndërsa në këto orë të para, votuesit janë të paktë në numër. /abcnews.al/