Mane mjafton kundër West Ham, Liverpool merr fitoren e shtatë radhazi

schedule20:39 - 5 Mars, 2022

schedule 20:39 - 5 Mars, 2022

Liverpool nuk ka ndërmend t’i shqitet rivalëve të Manchester City. “The Reds” ka fituar ndeshjen e shtatë radhazi, kundër West Ham me rezultatin minimal 1-0.

Sadio Mane ishte ai që i dha fitoren skuadrës së tij, me një gol të shënuar në minutën e 27-të. “Çekiçët” nga ana tjetër patën rastet e tyre.

Fornals kishte një mundësi të artë, por topi i gjuajtur prej tij u largua në vijën fatale. Në minutën e 70-të Lanzini kishte një tjetër rast, por argjentinasi goditi jashtë.

Liverpool ndërkohë nuk e “vrau” dot ndeshjen me golin e dytë dhe e mbajti të hapur deri në fund, por nuk pati gol tjetër dhe skuadra e Klopp mori tre pikët që e mbajnë tre pikë pas Manchester City. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!